Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shpreh se Shqipëria synon vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.
Sipas tij, kuqezinjtë futen në fushë vetëm për fitore ndaj Ukrainës, për të shpresuar te objektivi që është vendosur në fillim.
I pyetur në konferencën për shtyp nëse mund të luaje dy sulmues në qendër, Silvinjo tha se nuk e preferon këtë mënyrë, por do vendoset më vonë për formacionin.
“Uzuni është një sulmues i dytë dhe i shfrytëzon hapësirat. Gjatë kualifikueseve, nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues qendrorë. Do të shikojmë. Ekziston mundësia për të luajtur me dy përpara, por të shikojmë. Çdo gjë është e hapur në këtë ndeshje. Unë nuk preferoj që të luaj me dy sulmues qendrorë. Preferoj me një qendër dhe sulmues të dytë.
Ndeshja nga ndeshja ndryshojnë. Është një nga grupet më të balancuara. Në ndeshjen e fundit mund të ndodhë gjithçka. Të katërta ekipet kanë bërë Europian të mirë. Ne do të tentojmë të fitojmë, sepse luajmë para publikut tonë. Kjo është ndeshja e fundit dhe kemi shansin për të qenë të parët. Do japim maksimumin për të fituar.
Mund të ndodhë çdo gjë. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Në fushë futemi për objektivin. Do të luajmë për vendin e parë. Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Do të futemi për të dhënë më të mirën. Futbolli është i tillë. Nuk futesh asnjëherë në fushë me frikë. Objektivi jonë është vendi i parë”, deklaroi Silvinjo.