E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Fjodora Fjora: Do kisha bërë 8 fëmijë, por në Shqipëri sot nuk gjen burra!

Gazetarja Fjodora Fjora, si nënë e një djali të vetëm, ndau disa detaje nga përvoja e saj e veçantë, teksa foli për emisionin “Opinion”.

Ajo u shpreh se nëse do i ishin krijuar mundësitë, do kishte bërë plot 8 fëmijë.

Gazetarja veçoi edhe një fenomen që sipas saj po përhapet shumë kohëve të fundit në shoqërinë shqiptare.

Fjodora Fjora: Unë nuk jam pesimiste, unë vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje…

–8 do bëje?

Fjodora Fjora: Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë.

Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.

-Po pse nga frika e shpenzimit?

Fjodora Fjora: Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑