Tre javë më parë në fshatin e largët të Maliqit, Strelcë, një 70 vjecar u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze 10 vjecare nga po i njejti fshat. Iqmet Skënderi është në burgun e Drenovës për këtë akuzë, por sipas tij dhe opinionit të bashkëfshatarëve, kjo akuzë nuk mund të jetë e vërtetë. Iqmeti, thonë ata që e njohin, prej më shumë se 25 vitesh shet në një dyqan në fshat, ku familja e vajzës së vogël rezulton borxhlie. Ne komunikuam me të akuzuarin nga burgu i Drenovës, Iqmet Skënderi, i cili tregon, se dy ditë, para se të akuzohej, ai pati një konflikt me mamanë e vajzës 10 vjecare, Marselen, pasi kjo e fundit i kërkonte shpesh telefonin, për të denoncuar të shoqin në polici.
Atë ditë Iqmeti nuk ia dha telefonin dhe e përzuri nga dyqani.Dy ditë më pas Marsela sajoi historinë e ngacmimit, pasi sic pranon vetë, zotëria nuk i shërbeu vajzës. Pas një ore Iqmeti u arrestua. Sipas të dhënave në dosjen hetimore akuza ndaj Iqmetit është vetëm deklarata e vajzës dhe asnjë provë tjetër apo një hetim i thelluar, që do të conte në zbardhjen e të vërtetës.Ish-prokurori Eugen Beci dhe psikologia Bruna Laboviti shpjegojnë procedurat, që duhet të ndjekë prokuroria dhe policia në të tilla akuza të rënda e delikate.
Ish-ministri i shëndetsisë ka lënë qelinë paraditen e sotme e me pranga në duar, të mbuluara nën xhup, është ngjitur në kryesinë e Kuvendit, për të dëshmuar në komisionin hetimor për sterilizimin. Për tre orë Beqaj nuk mundi të shqiptojë vecse gjeneralitetet, betimin për thënien e të vërtetave dhe kërkesën për një poëer point, kërkesë, që futi në debat deputetët socialistë e demokratë.
Në dhjetor të vitit të kaluar ishim në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë përfunduar studimet për juridik në vitin 2022 në Universitetin privat “Pavarësia”, ku dhe janë matrikuluar dhe pajisur edhe me diplomë. Ata filluan studimet master në Universitetin “Ismail Qemali” dhe në vitin e dytë pengohen, pasi qsha nuk i matrikulon, duke ua quajtur të pavlefshme diplomën, pasi universiteti nuk ka qenë i akredituar. Zëvendësrektori i universitetit “Pavarësia”, Siri Hoxha, tha, se diploma e këtij universiteti është e rregullt dhe zgjidhja duhet kërkuar në ministri. Kulmi i kësaj historie, është njohja si të vlefshme nga ana e Ministrisë së Arsimit për diplomat e lëshuara nga kolegji universitar “Pavarësia” dhe nga QSHA jo. Në dhjetor 2023 Ministria e Arsimit dërgoi një shkresë Univeristetin Publik të Vlorës dhe në QSHA, me sugjerimin për matrikulimin e studentëve. Ndërkohë Univeristeti i Tiranës dhe Vlorës, ku studentët ishin regjistruar për ciklin e dytë të studimeve, i futën në provime dhe i diplomuan, por ata vijojnë të mbeten të bllokuar, pasi QSHA hesht dhe nuk i përgjigjet sugjerimit të Ministrisë. Nora Malaj thotë, se QSHA duhet të matrikulojë këta studentë dhe të mos i pengojë, pasi ata janë në të drejtën e tyre.