Përleshje mes të miturve në një shkollë në Tiranë, qëllohet me thikë 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar të tij gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e shkollës “Kolë Jakova”. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, më 11 nëntor, kur të dy nxënësit u përfshinë në një përleshje, gjatë së cilës njëri prej tyre u plagos me mjet prerës.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij mbetet nën vëzhgim nga mjekët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet për këtë incident në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë., për hetime të mëtejshme dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në konfliktin mes të miturve.

Të Fundit