Ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të lërë sot qelinë për tu rikthyer mes kolegëve në Kuvend për të dëshmuar në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it.
Ish ministër i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje. Një atë të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ndërsa për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ për dosjen e dytë ai po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’
Hetimit parlamentar i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.
Ndërkohë dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj. Nesër në komision vjen nga qelia e dëshmon ish-ministri Beqaj.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.