Video Virale/ Tranjeri i Kosovës godet 8-vjeçaren sepse humbi kundër rivales serbe në taekwondo

Është bërë kudo viral momenti kur trajneri nga Kosova Valmir Fetiu qëllon me shuplakë të bijën, Valina Fetiun, taekwondisten garuese 8-vjeçare, pasi humbi ndeshjen ndaj rivales serbe në Kampionatin Europian të Taekwondos për femijë, që u zhvillua ne Tiranë. Fetiu në një reagim për mediat tha se ai nuk e gjuajti për ta dënuar por “për ta qetësuar”, pasi sipas tij ajo ishte shumë e zemëruar që humbi ndaj serbes.

“Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e çorientuar dhe e zemëruar se humbi nga garuesja serbe, u shtri në tokë duke mos mundur me pranuar humbjen. Unë thjesht doja ta qetësoja dhe t’ia bëja me dije se përkundër humbjes, është nënkampione dhe do të ketë raste tjera”, tha Fetiu per Klan Kosova.

Të Fundit