Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim për sektorin e turizmit, një prej fushave ku qeveria pretendon se është zhvilluar shumë vitet e fundit.
Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një video, që sipas tij tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm turistik. “Mirëmëngjes dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Sektori i turizmit ka të punësuar afro 43 mijë punonjës, dhe synimi është që ky numër të rritet në afro 74 mijë punonjës në vitin 2030, kjo si rezultat i rritjes së kërkesës për shërbime turistike, rritja e numrit të studentëve që ndjekin arsimin për hoteleri-turizëm, si dhe dëshira në rritje për të punuar në këtë sektor.