E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Deputetët italiane në Gjadër: Kampi i emigrantëve është si burg, po shpërdorohen taksat tona

Debati rreth vendosjes së emigrantëve në kampin e Gjadrit ka nxitur polemika të ashpra në Itali, veçanërisht nga opozita, e cila kundërshton marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij, Meloni. Sot, tre deputetë të opozitës italiane vizituan kampin në Lezhë për të vëzhguar kushtet dhe mënyrën e funksionimit të tij

Alfonso Collucci nga “Lëvizja 5 Yjet” e krahasoi kampin me një burg dhe kritikoi qeverinë Meloni për shpërdorim të parave të taksapaguesve italianë.

“Ky vend duket i zhveshur nga çdo ndjenjë humanizmi.Kostoja për këto struktura parashikohet të arrijë 800 milionë euro në pesë vite, plus shpenzimet e mirëmbajtjes dhe rreth 9 milionë euro vetëm për transport. Kjo është shqetësuese, sepse këto para mund të investoheshin në sigurinë e qytetarëve italianë. Ky vend duket më shumë si një burg për këta persona, sepse, sipas protokollit shqiptar, ata nuk mund të lëvizin lirshëm,” u shpreh Collucci.

Deputetja Rachele Scarpa nga Partia Demokratike shtoi se një nga emigrantët u kthye mbrapsht për shkak të problemeve të shëndetit mendor. “Zbuluam se një nga emigrantët që u kthye ishte nga Egjipti dhe kishte çështje psikiatrike. Pyetemi si është e mundur që kjo të mos ishte vënë re gjatë kontrollit para nisjes,” tha Scarpa.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑