E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Parandalimi i përmbytjeve/ Balluku porosit prefektët: Rifreskoni planin e masave, angazhim maksimal

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, gjatë një takimi së bashku me ministrin e Brendshëm në Fier dhe me prefektët e qarqeve, u bëri thirrje Prefekturave dhe Emergjencave Civile që të përgatiten nga rreziku i përmbytjeve dhe të rifreskojnë planin e masave, për të parandaluar çdo situatë të rëndë.

Në fjalën e saj, Balluku solli në vëmendje përmbytjet katastrofike në Valencia të Spanjës ditët e fundit, ku humbën jetën qindra banorë nga vërshimet e mëdha të ujërave.

Zv/Kryeministrja theksoi se priten shirat e Vjeshtës dhe duhen marrë masa për të shmangur përmbytjet.

“Do duhet që të kemi një plan masash përsa i përket emergjencave civile. Ndryshimet klimaterike nuk po kursejnë askënd. Jemi duke ndjekur ngjarjet që po ndodhin në Gadishullin Iberik në javët e fundit. Të gjithë njësitë, prefekturat duhet të rifreskojnë planin e masave, duhet angazhim maksimal me emergjencat civile. Edhe ministri i Mbrojtjes ka nisur një tur takimesh. Përveç makinerive apo forcave të shtuara, do kërkohet dhe një plan i mirë eficent për përballimin e problematikave që mund të vijnë me shirat e Vjeshtës dhe ngricat gjatë Dimrit”, u shpreh Balluku.

Zv/Kryeministrja foli edhe për sfidat e tjera në territor, si dhe dy projekte të rëndësishme e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës që pritet të marrin jetë së shpejti.

“Çështje të tjera të rëndësishme mbetet lufta kundër kultivmit të kanabisit. Siguria dhe rendi publik, do ndajmë me ju disa risi, siç është projekti i madh që Ministria e Brendshme në proces, quhet paketa Smart City që do t’i ofrojnë zonave urbane mbulim të plotë me kamera sigurie dhe këto materiale që do prodhohen nga kamerat do kenë edhe qendrat e përpunimit të të dhënave. Këto janë qendra monitorimi por do ndërthuren edhe me projektin tjetër për monitorimin e akseve kombëtare. Të dyja këto projekte ndërthuren duke dhënë monitorim të plotë”, theksoi zv/Kryeministrja Belinda Balluku.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑