Pediatria e QSUT plot me fëmijë, mjekja: Po qarkullon virusi i rrugëve të frymëmarrjes

Gripi këtë vit ka ardhur më herët. Tek fëmijët sipas mjekëve pediatër po shfaqet më rëndë se tek të rriturit. Temperatura e lartë është ajo që e karakterizon.

Ashtu si në vendet fqinje dhe në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik po qarkullon gripi i tipit A me nëntipet AH1N1 dhe AH3N2.

Ndërkohë qarkullimi i disa virozave ka mbushur me fëmijë pavionin e Pediatrisë Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai që po dominon sipas shefes së shërbimit Gjeorgjina Kuli është virusi i rrugëve të frymëmarrjes sinsincial me 60% të rasteve.

“Bebe nen 6 muajt e parë te jetës të shtruar, një bronkiolit nga virusi respirator sinsincial… sinjal i pare i bronkolit nga rsv, të vlerësojme çdo fëmije, raste te rendë me insuficence respiratore ne kujdes intensiv. Ne e kemi plot pavionin, 3 deri 5 dite zgjat sëmundja”, tha Gjeorgjina Kuli, shefe e shërbimit të pediatrisë infektive, QSUT, për media.

Foshnjat nën gjashtë muaj janë ato që po e kalojnë më rëndë. RSV shkakton probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe përhapet përmes spërklave të personit të sëmurë

Të Fundit