E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Basha: Më akuzojnë për gjumin, por e bëj rehat

Në një intervistë për media Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike, komentoi përçarjen e opozitës dhe sipas tij ndikimin e kryeministrit Edi Rama në këtë proces.

Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës për “gjumin” e tij politik, Basha u shpreh se “e bën gjumin rehat”, ndërsa sugjeroi se Rama, përkundrazi, nuk gjen paqe për shkak të aferave të tij.

“Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është përfshirja e tij në korruptimin e një prej figurave më të larta të sigurisë në SHBA,” tha Basha, duke nënkuptuar ndikimin që sipas tij Rama ka ushtruar ndaj Charles McGonigal.

Analisti Lorenc Vangjeli e sfidoi Bashën duke e pyetur pse u tërhoq nga skena politike pas vitit 2021, duke lënë “fushën e veprimit” ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin ai e quajti “ati politik” i Bashës.

Basha u përgjigj se opozita duhet të kishte ecur përpara, pa u ngatërruar në konflikte të brendshme dhe të merrej me kauza personale, siç donte Rama.

“Rama investoi gjithçka për të ndarë opozitën dhe arriti sukses duke e fokusuar betejën te Berisha,” theksoi Basha, duke nënvizuar se përçarja ishte pjesë e një strategjie të mirëmenduar nga kreu i qeverisë, në bashkëpunim me oligarkë dhe grupe kriminale.

Kjo “kauzë personale” sipas Bashës, ka pasur pasoja të rënda për bashkimin e opozitës, duke lënë gjurmë të ndikimit të Ramës në prishjen e unitetit politik të demokratëve.

Pjesë nga diskutimi:

Basha: Meqë Rama më akuzon mua për gjumë, unë e bëj gjumin rehat. Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është korruptimi që i ka bërë një prej drejtuesve më të lartë të sigurisë në SHBA.

Meqë përmendët gjumin, pse u duk sikur dremitët pas shtatorit 2021 kur bëtë një akt politik dhe i latë fushën e veprimit atit tuaj politik, të cilit i kishte ardhur radha që ju ta vrisnit?

Basha: Këtë e kemi ezauruar, por fokusi i opozitës dhe PD sipas meje atëherë dhe sot duhet të ishte ecja përpara dhe jo ngecja te lufta e brendshme siç donte Rama. Investimi i Ramës pati sukses te Berisha. Ky është investimi i vetëm që ka bërë Rama këto vite.

Investimi i tij është zoti Berisha. Nuk duhet të na dëmtonte një kauzë personale, siç ishte ajo e zotit Berisha. Kjo betejë për të përçarë opozitën ka shenjat e gishtërinjve të Edi Ramës, oligarkëve dhe grupeve kriminale që i vuri në dispozicion për të ndarë opozitën.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑