E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Bota

“Të lutem më ço në spital”, shqiptari rreh gruan angleze, shtiret si e vdekur për të shpëtuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një shtetas shqiptar, Emiljano Cakraj, 33 vjeç, është dënuar për një akt dhune ndaj një gruaje angleze më 23 janar të këtij viti në Forest Town. Konflikti nisi nga një debat mes tyre, ku Cakraj e goditi gruan dhe tentoi ta mbyte, duke i bërë kërcënime të rënda për jetën.

Pas sulmit, gruaja iu drejtua Cakrajt me lutjen për ta çuar në spital, duke premtuar se do të pretendonte se lëndimet i kishte marrë pas një rënieje aksidentale nga shkallët. Cakraj e detyroi atë të betohej për mosdënimin e ngjarjes dhe e mori në makinë. Pavarësisht kalimit pranë spitalit, ai nuk ndaloi, duke shtuar ankthin e saj për jetën. Gruaja u shtir si e vdekur, në shpresën se kjo do ta shpëtonte nga sulmi i tij.

Më vonë, Cakraj ndaloi në një parking dhe kërkoi ndihmë nga dikush tjetër për ta çuar gruan në spital. Policia nisi hetimet dhe e arrestoi Cakrajn mëngjesin e 24 janarit. Hetimet zbuluan gjithashtu se ai e kishte kërcënuar gruan përmes mesazheve anonime dhe llogarive të rreme në rrjetet sociale, përfshirë dërgimin e një fotoje të makinës së saj. Në gjykatë, Cakraj pranoi fajësinë për akuzat dhe u dënua me tre vjet burg për veprat e kryera.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑