E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Aktualitet

Rama jashtë “kornizës” së kryeministrit: Pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk është se fle shumë gjumë

Kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë “kornizës” së politikanit, duke zbuluar më shumë nga vetja teksa fliste në podkastin e tij “Flasim”.

Rama u shpreh se konsumon më shumë se 10 kafe në ditë, por shtoi se nuk i shkakton shqetësime si dridhje dhe se fle pak orë gjumë.

Kreu i qeverisë zbuloi se fle shumë pak orë, ndërsa theksoi se sasia e madhe e kafesë që pi “atë pak gjumë nuk ma ngacmon”.

Por, Rama u shpreh i shqetësuar se “çfarë faturash të regjistron më vonë”, referuar problemeve në shëndet.

“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon. Por ka një gjë, çfarë faturash të regjistron dhe kur të vijë fatura, aty është halli a ka ndonjë pasojë”, deklaroi kryeministri.

Rama foli edhe për arsyen pse ka zgjedhur të hapë podkast, teksa u shpreh: “Duket sikur këtu ka vetëm politikanë që zihen, gazetarë që shahen, vetëm kriminelë dhe krime që ndodhin, dhe ndërkohë jashtë kësaj vorbulle ka një Shqipëri që është braktisur masivisht, ku të gjithë janë pleq, ku nuk ka punë

Podkast jep mundësinë që të shohin realitete që nuk i njohin, është edhe reklamë, por është free pa pagesë.”

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑