E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Aktualitet

Një në tre shtëpi e pabanuar; në Vlorë 51% e banesave bosh

Rreth 33% e apartamenteve në vendin tonë janë të pabanuara. Në nivel qarku, numri më i lartë i banesave bosh rezulton në Vlorë, ndërsa numri më i ulët në Tiranë.

Në të gjithë vendin, numërohen 1 milion e 82 mijë banesa, por vetëm 726 mijë prej tyre janë të banuara. Pra, 33% e tyre, ose rreth 1 në 3 banesa, janë të pabanuara në këtë periudhë.

Numri më i madh i banesave bosh ndodhet në Vlorë. Në këtë qark, në tetor të vitit 2023, kur zhvillohej CENSI, 51% e dyerve nuk u hapën nga askush, edhe pse anketuesit shkuan deri në 3 herë në ditë dhe në orare të ndryshme të javës. Mbi mesataren kombëtare, përqindje të larta të banesave të pabanuara kanë edhe Durrësi, Gjirokastra dhe Lezha, të cilat qëndrojnë ndërmjet 35% dhe 43%.

Qarqet e tjera kanë përqindje më të ulëta, ku veçohet Tirana, e cila ka numrin më të madh të njësive të banimit dhe përqindjen më të ulët të banesave bosh.

Sipas strukturës, përqindja më e lartë e banesave të pabanuara rezulton në pallate, me rreth 40%.

Stoku i banesave bosh është krijuar si rezultat i emigracionit, i cili që nga viti 2011 ka ulur popullsinë me rreth 400 mijë banorë. Pasi janë larguar, shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë banesat e tyre të kyçura, në vend që t’i japin me qira për përfitime financiare.

Ky realitet bie ndesh me ofertën në rritje në tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku kërkesa për blerje vazhdon të mbetet e lartë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑