Pas kritikës që Ministria e Jashtme Bullgare i bëri kryeministrit Edi Rama për deklaratat e tij me gazetarët dhe konferencës për shtyp, ka ardhur edhe reagimi i tij.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se Bullgaria kërkon që të përdori veton për të marrë peng dy shtete të NATO-s duke mos i lejuar që të integrohen në BE.
Ai i bën thirrje Bullgarisë që ose të heqë veton, ose të durojnë kritikat e kryeministrit.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”,-shkruan Rama në “Twitter”.