Ka shumë momente në një martesë që mbeten përgjithmonë të ngulitura në kujtesë. Kjo nuse nuk do të duhet të kujtojë as puthjen dhe as tortën pasi shfaqja u vodh duke fluturuar buqeta. Por çfarë ndodhi?
Kur mbarojnë “procedurat”, zakoni thotë që nusja mbledh të gjitha shoqet e pamartuara dhe hedh buqetën. Kushdo që ka fatin ta kapë në teori është ai i radhës që do të martohet. Në këtë dasmë i radhës do të jetë llambadari!
E megjithatë, nusja e hodhi buqetën aq lart sa përfundoi në llambadarin e sallës ku u bë pritja. Të gjithë mund të jenë tronditur në fillim por më pas erdhi shpëtimtari i vajzave. Një mik i çiftit, ka ngritur mbi supe një vajzë ku ka arritur të kapë buqetën. Sigurisht që incidenti përfundoi me të qeshura, por lind pyetja: E reja që kapi buqetën konsiderohet … me fat?