Rama në Bruksel: Putin i sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BE ishte mjaft kritik për unionin.

Rama krahasoi liderin rus me atë çfarë po ndodh me BE. Kryeministri tha se “thonë se Putin është i sëmurë, por vendi këtu (BE) nuk është mirë.

 

“Më pas thonë, Vladimir Putini është shumë sëmurë. Ai mund të jetë mirë ose shumë sëmurë, por vendi këtu nuk është mirë. Agresioni rus kundër Ukrainës po merr një ndihmë bujare nga një vend i NATO-s, nga Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut. Pra, nuk do të presim Godonë. Unë e kam thënë më parë, më vinte keq për disa njerëz që thonin dje që po ia dalim. Nuk erdha këtu me idenë se do ndodhte diçka. Vladimir dhe Estragoni janë bashkë, Shqipëria dhe Maqedonia është bashkë. Vladimiri i thotë Estragonit, do lëvizim apo jo”,- tha Rama.

Të Fundit