E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA
Lajme

Miratimi i fondit për ndërtimin e Teatrit, Budina: Pështymë për drejtësinë

Regjisori Edmond Budina e ka cilësuar vendimin e qeverisë për miratimin e fondit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar pështymë në fytyrën e drejtësisë dhe turp të madh.

Në fjalën e mbajtur për mediat Budia shprehet se  ky vendim pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese është dhunë ndaj sistemit të drejtësisë. Budina theksoi ndër të tjera  se do të vazhdojnë luftën dhe se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen.

“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime. Është prepotencë, dhunë kundrejt një sistemi drejtësie që e kanë bërë vetë. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do të tërhiqemi. Nëse nuk merret një vendim i drejtë për Teatrin Kombëtar ne do shkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kjo çështje do ndërkombëtarizohet shumë herë më tepër. Teatri Kombëtar është një çështje e madhe korruptive, askush nuk na e mbyll dot gojën”, deklaroi Budina.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑