Një qytetari në Durrës i kanë vjedhur gomën e bicikletës dhe i kanë lënë skeletin. Një kazan mbeturinash nuk dihet, sesi ka përfunduar në lumin Lanë në Tiranë. Uji i piijshëm në Cërrik ka ngjyrë kafe. Në rrugën Divjakë-Lushnje, vijëzimi i rrugës është thuajse i padukshëm. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
