E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Emisioni i plotë

Stop -EMISIONI 66 (SEZONI 5) 2 dhjetor 2019- Bregu i Lumit/ 7 familje rome pa ndihma, pas termetit te 21 shtatorit.


Jemi vendosur në lagjen Bregu i Lumit, pasi disa familje rome, ankohen, se nuk kanë marrë ndihmat e premtuara pas tërmetit të 21 shtatorit.Artan Kruja tregon, se pas tërmetit u janë premtuar paketa ushqimore dhe batanije nga njësia administrative numër 8, por nuk i kanë marrë. Në njësinë numër 8 thonë, se këto familje, kanë marrë ndihma nga Qëndra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.Në këtë qendër pohojnë, se ndihmat janë shpërndarë nga solidarizimi i vetë stafit, po jo nga bashkia.Në njësinë numër 8 nuk dinë të japin shpjegime për këtë kaos, por mjaftohen të thonë, se duhet kërkesë me shkrim për informacion.

Prokuroria e Tiranës dhe e Durrësit kanë nisur hetimet për ndërtime pa leje dhe abuzime me to, pas tërmetit të 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave.Presidenti Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombtare për të diskutuar masat për situatën.Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin të shumta. Një pjesë e atyre, që mbetën të pastrehë, gjetën strehim nga institucionet shtetërore, por shumë të tjetër iu drejtuan emisionit “Stop”.Qytetarë nga Durrësi, Laci, Mamurrasi, Zallbastari, Preza e Tirana tregojnë tronditjen psikologjike, që kanë pësuar. Pasi bënë apel për një banesë, ku të fusin kokën, erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i qytetarit Flamur Dajci, i cili liroi ndërtesën 5 katëshe, me 80 dhoma, për 300 familjarë.Flamuri tregon, se për ushqime e nevoja bazike e kanë ndihmuar shumë qytetarë, Aleanca për teatrin  dhe “Fundjava Ndryshe”, që coi një kamion të madh me batanije, ndihma e ushqime.Një grup kuzhinierësh kanë ofruar me fondet e veta 1 mijë pjata në drekë dhe darkë dhe thonë, se do ta bëjnë këtë, përsa kohë të ketë nevojë.


Fundjavë ndryshe dhe punonjësit e Albtelecom vazhdojnë nismën, për të ndihmuar të prekurit nga dëmtimet e tërmetit në qytetin e Lacit.Ata kanë paketuar ushqime e batanije e bashkë me gazetarët e balerinat e emisionit “Stop” ua kanë cuar personave në nevojë.Qytetarja Fatmira Meta në zonën e Prokurorisë së Tiranës, ka menduar të dhurojë pako me veshje të reja dimërore për banorët e prekur nga tragjedia.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑