“Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës në familjen e Qamile Muharit. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe kërkon ndihmë për vajzën, Adelina Emini 17 vjecare, e cila pasi ka kaluar një traumë, ka probleme shëndetësore dhe shkul flokët e veta. Qamilja nuk punon, pasi vajza nuk rri dot vetëm. Ajo nuk ka patur mundësi të shkojë as te mjeku, as të trajtohet me ndihmë ekonomike. Gazetarja e “Stop” kërkoi bashkëpunim me spitalin rajonal dhe ky i fundit vuri në dispozicion grupin e urgjencës dhe mjeken psikiatre Valdet Hoxha. Ata e vizituan në shtëpi vajzën, e cila do të ndiqet nga ekipi i mjekëve.Nga ana tjetër, Shërbimi social i Shkodrës dhe specialisti Eltjon Boshti, bënë verifikimet në terren, duke premtuar, që cdo institucion të japë atë që mundët dhe kompetencë për këtë rast ekstrem.Nga kontributorët e programit, famijes në nevojë iu dhanë 400 mijë lekë të dhe një sasi e konsiderueshme ushqimesh.
Tërmeti i 4 qershorit dhe 21 shtatorit të 2019-ës, hodhi në tokë banesat e 3 familjeve në Selenicë: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi.Zgjidhja e vetme, që iu ofrua, ishin disa cadra, që gjithë shiun e fusin brenda. 85 vjecarja, Mbete Dedaj, tha në “Stop”, se e ka të pamundur jetesën në këto kushte.Banorët e prekur nga tërmeti, kanë takuar kreun e emergjencave civile, Albert Rexhepi, i cili u premtoi vetëm zëvendësimin e cadrave. Kryetari i bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, pranoi të paguajë një bonus qiraje për këta banorë e t’u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në janar të vitit 2020.Sot, pas dy javësh, Mbete Dedaj, tregon, se është sistemuar në shtëpinë e komshiut, që është në emigracion dhe bashkia paguan për të.Ajo falenderon stafin e emisionit “Stop” për zgjidhjen.
Ali Kapxhiu nga Lushnja vuan prej 9 vjetësh nga diabeti dhe i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi prej një muaji në spitalin e Lushnjës mungon reagenti për analizën e hemoglobinës së glukozuar.Pa këtë analizë, mjekja e familjes, nuk i jep recetën për insulinën dhe gjëndja e tij është e rënduar. Aliu tregon, se nuk ka të ardhura, që këtë analizë ta bëjë në privat.Infermierja në spital i thotë, se nuk dihet, se kur mund të vijë reagenti. E vetmja zgjidhje është, që ta njoftojnë, kur të vijë.Ndrësa nga drejtoria përgjigjen, se ka patur mungesë të këtij reagenti për një kohë të gjatë, por emrat janë mbajtur shënim dhe shumë shpejt reagenti do të tërhiqet nga farmacitë.