E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Bota

94-vjeçari kërkon divorcin: “Jam dashuruar me një grua tjetër”

Itali– “Unë jam i dashuruar me një grua tjetër”. Një ish-punonjës 94-vjeçar i bankës së Arezzo-s kërkoi – dhe mori – një divorc nga gruaja e tij pasi ra në dashuri me grua tjetër tetëdhjetë vjeçare. Zotërisë së moshuar nuk i mjaftoi bashkëjetesa: tani të dy do të martohen. Historia u bë publike vitin e kaluar, kur pensionisti bëri kërkesën për divorc me qëllimin për të rindërtuar jetën me partneren e tij të re. Tani, pasi martesa është shpërbërë zyrtarisht pas një pritjeje të gjatë, më në fund lulet e portokallit janë afër. Në qershor, më në fund mbërriti vendimi i divorcit për 94-vjeçarin dhe gruan e tij 87-vjeçare, siç u konfirmua nga gjykata në Arezzo, duke i dhënë fund një historie që zgjati mbi dy vjet. Gjithçka nisi para pandemisë, kur pensionisti hyri në një lidhje jashtëmartesore me një grua praktikisht në të njëjtën moshë me gruan e tij. Të vendosur për të ndjekur pasionin, të dy shkuan për të jetuar së bashku dhe burri, 93 vjeç në atë kohë, kërkoi ndarjen. Çështja përfundoi në gjykatë, pasi nuk ishte konsensuale nga të dyja palët: gruaja në fillim e kundërshtoi dhe fëmijët ishin përpjekur në çdo mënyrë ta bënin babain të ndryshonte mendje. Në fund u gjet një marrëveshje: ish-bashkëshortja e mbajti shtëpinë dhe merr një kompensim mujor. Në shkurt 2021, çifti u nda zyrtarisht dhe, pas gjashtë muajve të pritje, ish-bashkëshorti bëri kërkesë për divorc.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑