E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

88 makina të vjedhura në 9 muaj/ Shkodra dhe Tirana, dy qarqet më problematike: Range Rover-i më i preferuari

88 automjete janë raportuar të vjedhura në të gjithë vendin në periudhën janar-shtator 2024.

Nga rastet e denoncuara, vetëm 47 prej tyre janë zbuluar nga policia, ku autorë kanë rezultuar persona me precedent të mëparshëm penal.

Shkodra dhe Tirana janë dy qarqet më problematike, ku janë regjistruar më shumë vjedhje automjetesh, përkatësisht 17 dhe 16 raste. Pas tyre vjen Durrësi me 14 raste.

Range Rover-i rezulton të jetë automjeti më i preferuar për hajdutët apo grupet të cilat kryejnë vjedhje makinash.

Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe kamerave të sigurisë, por nuk mungojnë rastet kur vjedhja kryhet në zona apo lagje të mirë survejuara.

Nga hetimet e policisë një pjesë e këtyre makinave çmontohen dhe shiten për pjesë, ndërsa pjesa tjetër përdoren në ngjarje kriminale.

Raste të ngjashme ishin dhe automjetet e përdorura në vrasjet mafioze të regjistruara në Shkodër dhe Tiranë në muajt e fundit.

Ndonëse krahasuar me një vit më parë numri i makinave të vjedhura është ulur me 19 raste, për policinë ky fenomen mbetet shqetësues për sa kohë tendenca e përdorimit të tyre nga grupet kriminale vijon të rritet.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑