30-vite nga vrasja e Borselino, Meta: Të çlirojmë institucionet nga krimi

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 30-vjetorin e vrasjes së gjyqtarit italian Paolo Borselino.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se Borsellino, ashtu si më herët Giovani Falcone e paguan me jetë luftën kundër mafias, duke na kujtuar se vetëm të bashkuar mund t’I çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.

Ndër të tjera, ai shkruan se sakrifica e tyre është frymëzim për të shkatërruar mafian në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.

“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!” (Paolo Borsellino). Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar. Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek Drejtësia! Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë”, shkruan Ilir Meta.

Të Fundit