Vuçiç: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Komentet Vuçiç i bëri teksa foli ditën e sotme lidhur me afatin për ndërrimin e targave për qytetarët serbë, që skadon më 31 tetor.

“Jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj pse”, tha presidenti serb Vuçiq.

Duhet të kujtojmë se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë pasaporta serbe, nuk lejohet të lëvizin lirshëm në zonën Schengen për shkak të një vendimi nga autoritetet serbe të vitit 2009.

Nga ana tjetër, Vuçiç kundërshtoi afatin për ndërrimin e targave, duke thënë se autoritetet në Prishtinë do të përballeshin me rezistencë paqësore demokratike.

Të Fundit