VIDEO/ Shkelmoi macen dhe e hodhi disa metra në ajër, 15-vjeçarja gjobitet me 5 mijë euro

Një 15-vjeçare, e cila dyshohet se ka abuzuar me një kotele në zonën e Rethymno, Kretë është gjobitur me një shumë të majme.

 

 

https://youtu.be/_r5y4chFUsg

 

Sipas informacioneve të ekriti.gr, studentja 15-vjeçare, e cila u identifikua nga policia dhe u thirr për të kërkuar falje është gjobitur me 5 mijë euro.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, e mitura shihet duke iu afruar fillimisht koteles, e mban në duar dhe më pas e ul poshtë.

Në momentin që e ul e shkelmon fort dhe 4 putroshja përfundon disa metra larg.

Të Fundit