E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

Veliaj ritakon mësuesen e tij:Dikur 3 vetë në një bankë, sot duket si hotel me 5 yje

|

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, këtë të hënë në nisje të vitit të ri shkollor,  vizitoi shkollën, “Sami Frashëri”, të rindërtuar pas tërmetit, në Tiranë.

Veliaj, i cili rikthehet në ish-shkollën e tij, tha se ajo ka vendosur një standard të ri në infrastrukturën arsimore në vendin tonë.

Në një prej klasave, kryebashkiaku ritakoi edhe një prej mësueseve të tij, në kohën kur mësonte në bankat e kësaj shkolle, zysh Odetën.

Pjesë nga biseda me mësuesen:

Veliaj: Hera e parë që shoh që ka vend nëpër klasa. Ishim 3 veta në bankë dhe përsëri s’kishte vend.

Mësuesja: Ishim 42 veta në klasë.

Një mësuese tjetër: Edhe 56.

Veliaj: Po bënim shaka me ministren, duket si hotel me 5 yje. Ju duhen 2-3 javë të zbuloni ku janë gjërat se është ambient kaq i madh.

Kushi: Sa mirë që kemi dhe programet e artit e të zejeve, që të rrinë më gjatë në shkollë, jo vetëm sa është orari mësimor.

Veliaj: Jam i sigurt që do na nderoni se vërtet vendi ka shumë nevojë, – më thonë “ja se është edhe kjo rruga për t’u investuar”, – se asgjë nuk është perfekte, por kur dilni ju mirë, apo kur po dëgjoja që bashkëmoshatarja juaj kishte fituar në të 10 degët, thua ia vlejti edhe sherri, edhe debati per shkollen, se ndonjëherë pa debate e sherre nuk bëhen punët, e kur mendoj se hoqëm picirin për ta bërë këtë shkollë, se u përfshi edhe politika, i vetmi shpërblim është të dilni ju mirë. Po dolët ju mirë, pastaj të gjitha harrohen, edhe lodhja edhe debatet edhe përpjekjet.

Viti i ri arsimor në shkollën Sami Frashëri ka nisur me 1300 nxënës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑