Vdekja e mbretëreshës Elisabeth, flamujt e NATO-s ulen në gjysmështizë

Flamujt në selinë e NATO-s në Bruksel janë ulur në gjysmështizë si shenjë zie zyrtare, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.

Princi Charles, 73 vjeç, trashëgimtar i fronit që në moshën tre vjeçare, tani është mbret i Britanisë së Madhe.

Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mbretëresha ndërroi jetë paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja e tij do të qëndrojnë në Balmoral këtë pasdite dhe do të kthehen në Londër nesër.”

 

 

 

 

Të Fundit