E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

Spartak Ngjela: Bravo kuksianët, nderuan nënën Mbretëreshë, na nderuan dhe neve. Mirënjohja, vlerë e madhe

Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar qëndrimin e kuksianëve që jetojnë në Britani, në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë Elisabeth II ditën e djeshme.

Në një shënim në facebook, avokati shkruan se qëndrimi i kukasianëve nderoi jo vetëm Nënën Mbretëreshë por edhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Më tej në shënim ai citon edhe një thënie të filofozit grek Aristotel se ‘mirënjohja është virtyti më i madh i njeriut të qytetaruar’.

“Bravo kuksianet! E nderuan Mretëreshën e Britanisë  në një mënyrë tërësisht humane. Mirënjohës për ndihmën që u dha Britania dhe Mbretëresha Elisabeth në këta 20 vite, si emigrantë të punësuar.  Një ndihmë e madhe ka qenë kjo për një popull të varfër që me burimet e tij i jepte energji elektrike gjithë Shqipërisë dhe vetë jetonte në varfëri ekstreme.

Bravo! Na nderuat të gjithëve me qëndrimin tuaj të një moraliteti të lartë në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila ndërroi jetë dje në datën 08 shtator 2022. Mirënjohja, na ka thënë Aristoteli, është virtyti më madh i njeriut të qytetëruar.

Vlerë shumë të madhe morale treguan këto ditë banorët e Kuksit. Ata treguan edhe një herë, si në shekuj, që janë një shoqëri me moral shumë të lartë. Vlerësim për ta, që i dhanë vlerë shoqërore të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen” – shkruan avokat Ngjela.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑