Rama konferencë me Ursula Von der Leyen: Falë qasjes saj nuk jemi vetëm

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në Tiranë, tha se me këtë të fundit kanë parë punimet për hekurudhën e re.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm që falë jush kemi pasur një mbështetje shumë të madhe pas tërmetit të pak viteve më parë. Jemi shumë të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë të vështirë, falë qasjes së komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe falë qasjes tuaj, ne përsëri nuk jemi vetëm. Unë dua ta falënderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, për të parë edhe punimet për hekurudhën e re.

Projekti ka nisur shumë më vonë sesa parashikimi por jemi në kushtet ku të themi se në pranverën e vitit 2024 do të kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Durrës-Rinas.”- tha Rama.

Të Fundit