E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

Rama: Burrat shqiptarë sundimtarë jashtë mureve të shtëpisë, e kanë si zinxhirin e qenit

TIRANË
Kryeministri Edi Rama është detyruar të ndërpresë fjalimin gjatë Kongresit të Arsimit, pasi një zile telefoni u dëgjua në Pallatin e Kongreseve. Rama modifikoi fjalinë që po thoshte, duke e cilësuar si radio xhepi dhe treguar më pas një episod.

Me batutë, Rama tha se burrat shqiptarë janë të fortë, të pavarur, sundimtarë jashtë mureve të shtëpisë të lidhur me një fije zëri që e kanë si zinxhirin e qenit.

“Të kujtohemi nga e nisëm…nën tingujt e kësaj muzike kaq kuptimplotë të dikujt që duhet të jetë tejet optimist që jeton me radio në xhep. Nuk po spekuloj, por më ka ndodhur shumë herë në takime kur ndizen këto radio nëpër xhepa, njëherë kam marrë guximin ta pyes personin dhe më tha se është zilja e gruas se kështu janë burrat shqiptarë, të fortë, të pavarur, sundimtarë të pakontestueshëm jashtë mureve të shtëpisë dhe tani me që po flisnim për komunikimin dixhital të lidhur me një fije zëri dhe jashtë shtëpisë që e kanë si atë zinxhirin e qenit”, deklaroi Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑