E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Bota

Policia aksion kundër mashtrimeve tatimore, gjenden të groposura mbi 4 milionë euro

Karabinierët dhe Guardia di Finanza kanë zhvilluar një aksion në provincën e Brescianos ku kanë mundur të gjejnë një shumë të madhe parash, të cilat dyshohet se janë para të pista.

Përgjimet dhe “qentë e parave”, qentë e stërvitur për të nuhatur paratë e fshehura, ishin vendimtaret.

Një pjesë e parave në fakt ishte fshehur nën tokë në Gussago, në një shtëpi ferme.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Rrethit të Breshias, çoi në 27 masa paraprake dhe konfiskimin e mbi 93 milionë eurove, shkruan abcnews.al.

Hetimi

Sipas rikonstruksioneve të para, pas shumës së  parave të pista qëndron një familje me “bazë” në një fermë në fshatin Gussago, në provincën e Breshias. Jo shumë larg do të ishin gjetur më shumë se katër milionë euro, të groposura disa metra thellë.

Sipas hetuesve, paratë ishin sjellë në Itali përmes llogarive rrjedhëse të hapura jashtë vendit, në Kroaci, Rumani, Bullgari e deri në Kinë.

Në krye të organizatës së dedikuar për evazion fiskal sistematik, sipas hetuesve do të ishte Giuliano Rossini dhe gruaja e tij Silvia Fornari, tashmë në burg.

Arrest shtëpie është vendosur për djalin e çiftit, Emanuele dhe tezen e tij, Marta Fornari, shkruan Tg Com. 

Mashtrimi

Hetimet nisën në vitin 2019, pas një denoncimi te karabinierët e Gardone Val Trompia: ishte zbulimi i 113 transfertave për rreth 34 milionë euro të kryera nga një kompani në Lodrino, e cila ishte e regjistruar në emër të një punëtori nga Val Trompia.

Pas hetimeve, u bë i mundur rindërtimi i një rrjeti të gjerë kompanish letrash (kompani false që prodhojnë letra kontabiliteti, si mbulesë për aktivitete të paligjshme ndaj organeve tatimore), të menaxhuara nga çifti Rossini – Fornari. Këto fatura false do të kishin shërbyer për të mbuluar blerjet dhe shitjet e zeza të metaleve me ngjyra.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑