PD kujton Azem Hajdarin, Berisha: Mbetet frymëzim për t’u ngritur në protesta

Partia Demokratike ka përkujtuar sot Azem Hajdarin në përvjetorin e 24 të vrasjes. Në një deklaratë, kreu i PD-së, tha se Zem Hajdari mbetet frymëzim për të gjithë shqiptarët.

“Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët. Të vendoset në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeje, e cila në një hark kohor 3-vetor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij ndanë epokat. Ndanë epokën e monizmit me epokën e pluralizmit. Ndanë sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt Azem Hajdari u ekzekutua më 12 shtator 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapiten, nënkolonel të regjimit. Ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Sot Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllau i tij Besim Çerja për të nderuar ata, por i vendosim ato në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshedenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve ka vendosur në kontroll të plotë, të gjitha pushtetet në këtë vend dhe rikthyer kështu monizmin e plotë. Në këtë kontekst vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim i cili qëndron mbi votën e vjedhur të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Të Fundit