E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Bota

Ngjarje e pabesueshme/Bën testin e ADN-së, zbulon që bashkëjetuesi është vëllai i saj biologjik

ITALI– Gruaja dhe partneri i saj, të dy të birësuar si fëmijë, vendosën të bënin testin së bashku për të mësuar më shumë për familjet e tyre biologjike dhe më pas zbulimin e pabesueshëm…

Të fejuar prej gjashtë vitesh, ata zbulojnë se janë vëlla dhe motër përmes testit të ADN-së. Zbulimi i pabesueshëm i çiftit, të cilët janë bashkë prej gjashtë vitesh. Të dy jetimë, ishin birësuar që fëmijë.

Gjithçka filloi me vendimin e çiftit për t’iu nënshtruar testit të ADN-së me shpresën për të mësuar më shumë për familjet e tyre biologjike, por ata kurrë nuk prisnin të zbulonin se ishin vëlla dhe motër. Historia befasuese u bë publike pasi ajo ndau përvojën e saj në një postim në “offmychest”, një forum anonim i mbështetjes psikologjike në Reddit sociale. Lajmi u raportua nga shumë gazeta online dhe u përhap në të gjitha rrjetet sociale.

“Jemi tërhequr nga njëri-tjetri, kemi bërë seks, por jam i shokuar”

Mesazhi vazhdon: “Marrëdhënia jonë ishte dhe është ende e shkëlqyer. U kuptuam shumë shpejt. Ne ishim të tërhequr nga njëri-tjetri që në fillim. Unë kurrë nuk kam takuar dikë të tillë. Por jam i shokuar, sepse mora vesh që është vëllai im biologjik. Kemi gjashtë vite bashkë dhe kemi bërë gjithçka që mund të bënte një çift që ka 6 vite bashkë. I thamë njëri-tjetrit që e duam njëri-tjetrin, bëmë seks, festuam përvjetorë, takuam familjet tona përkatëse”.

Zbulimi i pabesueshëm i gruas

“Ne bëmë testin e ADN-së për të mësuar për familjet tona të vërteta. U desh një muaj që rezultatet të vinin në shtëpi, isha shumë e emocionuar për të mësuar më shumë për origjinën time, por kuptova që i dashuri im është në të vërtetë vëllai im. U trondita dhe nuk gjeta guximin t’i tregoja. Unë me të vërtetë shpresoj se ata kanë bërë një gabim “

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑