Ndryshojnë çmimet e ushqimeve në Shqipëri, sa do shitet mielli e sheqeri

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to vendosi sot miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Sot janë publikuar çmimet e miellit dhe të sheqerit.

Në vendim thuhet se, 1 kg miell duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se 83 lekë/kg.

Ndërkohë për sheqerin çmimi është 118 lekë/kg.

Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.09.2022 dhe do jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Të Fundit