E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Bota

NASA kërkon vullnetarë për të shkuar në planetin Mars, këto janë kërkesat

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA), viteve të fundit ka pranuar qindra aplikacione nga njerëz që kanë interesim të dalin jashtë Tokës, për t’u nisur drejt planetit Mars.

 

Në thirrjen e NASA-s për vullnetarë (me pagesë), ishte bërë e ditur se të interesuarit do të jetonin për të paktën një vit në një hapësirë artificiale, të krijuar nëpërmjet printerit 3D. Në këtë hapësirë, që gjendet në Qendrën Hapësinore në Houston të SHBA-së, do të qëndronin vullnetarët, me kushte specifike të NASA-s, ndërsa më pas, do të kishin mundësi reale për t’u nisur drejt Marsit.

Ekuipazhi do të përballej me rrethana të reja, përfshirë burimet e kufizuara, vonesat në komunikim dhe prishjet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryenin “shëtitje testuese” dhe kërkime shkencore, transmeton KOHA.

Por, çka kërkohet për të aplikuar që një ditë të udhëtohet drejt Marsit?

Vullnetari të jetë rreth moshës 30-35-vjeçare, me një diplomë të masterit në fushat e shkencës.

Të jetë në gjendje të mirë fizike, pa probleme dietike.

Vetëm qytetarët amerikanë ose banorët e përhershëm të SHBA-së kanë të drejtë për aplikim.

Përvojë personale dyvjeçare në fushën e tyre ose të paktën 1000 orë si pilot avioni.

Thirrjet e NASA-s për aplikim janë të kohëpaskohshme, gjersa arritjet e Agjencisë drejt planetit të kuq kanë shënuar rritje evidente viteve të fundit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑