Mirela Kumbaro fton djemtë grekë: Hajde martohuni në Shqipëri – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Mirela Kumbaro fton djemtë grekë: Hajde martohuni në Shqipëri

Një deklaratë e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro është shpërndarë në media të ndryshme në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj në Panairin e Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, Kumbaro u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Jashtëm grek, Kosta Fraggoyannis.

“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjellta”’, shprehet Kumbaro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *