Kriza energjetike/ Siguron Balluku: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Teksa kriza energjetike tashmë do të prek edhe vendin, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjete sociale, është përpjekur të qetësojë konsumatorët duke deklaruar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndryshe nga shumë vende të rajonit që kanë nisur reduktimet.

Në një postim në Facebook, Balluku shkruan: “Nuk do të aplikohet asnjë ndërprerje energjie në Republikën e Shqipërisë”.

 

Nga ana tjetër, ministrja e Energjisë thekson se fasha 800 kWh do të aplikohet vetëm për konsum familjar dhe jo për bizneset.

Balluku shton se 1% e kursimit të konsumit vjetor të një familje është e barabartë me 3.34 miliardë lekë.

Të Fundit