E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Lajme

Kosova shtet i pavarur, Vuçiç: Nuk japim asnjë centimetër tokë të saj

Ndërkohë, që Kosova është shtet i pavarur, presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon me propagandën e tij.

Së fundmi ai ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë nga Kosova. Sipas tij po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

Vuçiç ka folur në manifestimin që është mbajktur për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit të Serbisë.

“Kur jemi në prag të nja kataklizime globale, duhet ta kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën. Dhe thjesht duan ta përfundojnë atë që kanë filluar shumë kohë më parë. Mund t’u them vetëm një gjë: Ju doni të na merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi, dhe ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër”, tha Vuçiç.

“Mund të keni çfarëdo fuqie që doni, të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund të mposhtni drejtësinë dhe të drejtën e vendosmërinë e popullit, dhe nuk mund ta mposhtni atë që mendojmë se është uniteti i popullit tonë. Nuk mund të mposhtim drejtësinë dhe ligjin, as vendosmërinë e një populli për të mbetur i lirë”, ka shtuar ai.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑