Irani e quan Mbretëreshën Elizabeth II kriminele dhe e krahason me Hitlerin

Televizioni shtetëror iranian e ka quajtur Mbretëreshën Elizabeth II “si një nga kriminelet më të mëdha në historinë e njerëzimit” dhe e ka krahasuar atë me Adolf Hitlerin.

Të ftuarit në studio thanë se lajmi i vdekjes së saj “është një lajm shumë i mirë për njerëzit e shtypur kudo në botë” dhe shtuan se ajo ka lënë pas “krime dhe ndyrësi”.

Akademiku iranian Foad Izadi, nga Universiteti i Teheranit, tha: “Ndoshta, në 70 vitet e saj në fronin mbretëror, mund ta përfshijmë në të njëjtën listë me Hitlerin. Nga njëra anë, duhet të jemi të trishtuar që ky njeri vdiq, pasi vdiq pa dalë përpara gjyqit, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet që ka bërë. Ajo është një imperialiste e famshme, kolonizatore, kriminele lufte dhe agresore ndaj shumë popujve në të gjithë botën”.

“Miliona njerëz janë vrarë në emër të Mbretëreshës dhe drejtësia nuk u dha kurrë për një nga personat më të egër të shekullit të kaluar”, shtoi Izadi.

Të Fundit