I ben per budallenj te gjithe, i “verberi” me traktor duke punuar token per qejf, zbulohet nga Stop

Në njësinë administrative Roshnik, në Berat, ka ardhur një denoncim ndaj shtetasit Sherif Seitaj, i cili prej vitesh trajtohet me KEMP si invalid i plotë me status verbërie, kategoria e parë, së bashku me bashkëshorten si shoqëruese. Sipas mjekut të familjes, Arben Halilaj, ai vuan nga disa sëmundje, përfshirë retinopatinë diabetike, që i ka shkaktuar probleme serioze me shikimin.Megjithatë, nga verifikimet në terren dhe deklaratat e vetë Seitajt, rezulton, se ai vazhdon të punojë tokën bujqësore dhe madje të drejtojë traktorin, duke ngritur dyshime mbi përputhshmërinë e gjendjes së tij shëndetësore me statusin e invaliditetit të plotë, që përfiton. Edhe bashkëshortja pranon, se është përfshirë në punët bujqësore dhe përdorimin e mjetit. Situata ngre pikëpyetje mbi kriteret dhe kontrollin e përfitimit të pagesave të invaliditetit.

Të Fundit