Foto/ Ky është mesazhi që Irani ka lënë në sistemin TIMS të Policisë Shqiptare

Sistemi TIMS i Policisë Shqiptare është i bllokuar për shkak të sulmit kibernetik nga Irani mbrëmjen e së premtes. Ishte vetë Kryeministri Edi Rama që konfirmoi se pas bllokimit të sistemit TIMS fshihet Irani apo aktorë të lidhur me këtë shtet.

Për shkak të sulmit kibernetik është bllokuar sistemi i policisë.

Klan News ka siguruar një foto të sistemit TIMS aktualisht të bllokuar pas sulmit kibernetik.

Në mesazhin që hakerat iranianë kanë lënë, shkruhet: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”.

Sistemi TIMS vijon të jetë i bllokuar dhe ende po kryhet asnjë veprim në kompjutera, teksa ekspertët shqiptarë në bashkëpunim me partnerët po punojnë për ta rikthyer në funksionalitet. /tvklan.al

Të Fundit