E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

E nënvlerësuar deri sot, vera shqiptare çudit të huajt

“Vera në Shqipëri rrjedh si uji, me gotat që rrallë mbushen përgjysmë dhe shumica shoqërohen me një koment se kush e ka bërë atë – xhaxhai, fqinji apo ferma e preferuar”. Kështu shkruan Fodors Travel në një artikull kushtuar verërave në Shqipëri.

Shqipëria, e kufizuar në veri të Greqisë dhe përtej detit Adriatik i kufizuar me Italinë, ka një traditë të gjatë të prodhimit të verës, por një histori të shkurtër të verës si industri.

Izolimi i gjatë për shkak të regjimit komunist nga Lufta e Dytë Botërore deri në fillim të viteve 1990 “vrau” të gjitha bizneset private në vend dhe rezultoi me një humbje toke për të gjithë – duke përfshirë familjen e Muharrem Çobo-s, themeluesit të një kantine pioniere shqiptare.

Sot, kantina e verës Çobo prodhon rreth 80,000 shishe me tetë verëra të ndryshme jashtë qytetit të Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe mirëpret deri në 12,000 vizitorë çdo vit për të shijuar verën dhe turizmin.

Por në këtë biznes të vjetër, Kantina Çobo është shumë e re: 10 vjet më parë, kishte vetëm 1500 njerëz dhe mezi ekzistonte. Si një nga kantinat e para dhe më të njohurat që u shfaq në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, historia e Kantinës Çobo është shembulli më tipik që ilustron betejat e Shqipërisë dhe betejat e vetë industrisë së verës.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑