Dyshohet se përdhunoi nxënësen e tij 12-vjeçare, arrestohet mësuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Benevento-s në Itali, ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga mësuesi i saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se kanë qenë drejtori i shkollës dhe prindërit e 12-vjeçares që u ankuan lidhur me rastin në fjalë, ku autoritetet menjëherë kanë nisur hetimet.

Mësuesi i cili tashmë është arrestuar akuzohet për veprën penale të dhunës së rëndë seksuale, shkruajnë mediat italiane.

Ai jepte mësim në një shkollë të mesme.

Të Fundit