E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

Dritan Hila: Mirela Kumbaro është hero i turizmit shqiptar. Në Greqi e ke shezllonin falas, por në Shqipëri merr më shumë sesa paguan

 

Gazetari Dritan Hila përmes një monologu në median e tij ka bërë një analizë të sezonit turistik në Shqipëri, duke folur për miqtë dhe armiqtë e turizmit. Në krye të listës së armiqve ai rendit agjencitë turistike, të cilat propagandojnë vendet jashtë Shqipërisë për të çuar pushues. Më pas personazhe publike dhe politikën që amplifikojnë ngjarje apo nxjerrin fatura në social media.

“Në Greqi e ke shezllonin pa lekë, por të detyrojnë hash ushqim aty. Në Shqipëri merr më shume sesa paguan. Nëse në Greqi paguan 120 euro do shkosh në hotel me 3 yje, ndërsa në Shqipëri me 120 euro shkon në një hotel me 5 yjeve”, shprehet ndër të tjera Dritan Hila.

Në vijim të monologut të tij, ai shpreh vlerësim të lartë për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila sipas tij ka bërë një punë shumë të mirë.

“Unë hero të vërtetë të turizmit shqiptar do të cilësoja ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila pavarësisht një fushate të përqëndruar sulmesh, që duhet të jesh naiv të mendosh se ishte e paorganizuar, ia doli të promovonte pozitivitet. Ishte aktive, vajti kudo ku pati nevojë për të rigjallëruar turizmin”, thotë Dritan Hila.

Veç Mirela Kumbaros, ai vlerësoi edhe kryeministrin Edi Rama.

“Punë shumë të mirë ka bërë edhe kryeministri shqiptar. Nuk ka ndenjur një ditë pa promovuar një bujtinë. Ky është një shembull që duhet ta ndjekin gjithë politikanët e tjerë”, tha Hila. ©argjirolajm.net

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑