“Detyra ime, të siguroj energji!” Belinda Balluku: Të tallesh me batuta për larje rrobash nuk është gjë e mirë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka replikuar gjatë seancës së sotme plenare me një nga deputetet e opozitës pasi kjo e fundit ndërhyri në fjalën e ministres në Kuvend.

Nga foltorja e Parlamentit ministrja sqaroi deklaratat e saj për larjen e rrobave duke thënë se ajo vetëm kishte shpërndarë një fushatë sensibilizuese për kursimin e energjisë. Gjithashtu ajo tha se detyra e saj është të sigurojë energji.

“Dil këtu edhe flit me fakte thuaj se çfarë ke për të thënë. Unë e dashur nuk merrem me temperaturën e larjes së rrobave sepse unë i laj sipas mundësisë time siç i lan edhe ti siç i lajnë edhe të tjerët. Personalisht deri më sot nuk kisha dalë kurrë të flisja për larjen e rrobave, gjeje kur kam folur ma nxirr me video, nuk kam folur kurrë po ama kam shpërndarë siç duhet ta bësh edhe ti që je qytetare e këtij vendi, kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Po zonjë e dashur po e le frigoriferin hapur punon duke qenë se duhet të rri në katër gradë, punon më fort dhe harxhon më shumë energji, po ta lesh dritën hapur zonjë e nderuar harxhon më shumë energji, edhe lavatriçen laje si të duash unë nuk kam një ekspertizë për të ndarë me ty për lavatriçen. Ma gjej me video kur kam folur se nuk kam kohë. Unë i laj rrobat e mia ashtu siç di në 12 të natës se nuk më del koha, ti tani laji si të duash, detyra ime është që të garantoj furnizim të pandërprerë me energji elektrike, dhe deri tani unë, Ministria dhe të gjitha ndërmarrje energjetike  ia kemi dalë. Të vish këtu të tallesh dhe të harxhosh kohën me batuta për larje rrobash për derën e frigoriferit nuk është gjë e mirë se mund të merrem dhe unë me gjërat e tua personale dhe të them një sërë gjërash si mund të mos harxhosh energji për shembull edhe nga çfarë shoh sot mund të kishe kursyer pak”, tha Balluku.

Ndër të tjera, ministrja përmendi masat për kursimin e energjisë dhe në vendet e tjera në Evropë duke i marre si referencë në deklaratën e saj.

“Ke ndonjë gjë serioze për të thënë ta marrim dhe ne të tjerët seriozisht, siç të thashë të dëgjuam e kishe me zonjat e hape me zonjat ministre e mbylle me zonjat ministre, nuk e di tani a është konkurrencë brenda llojit kjo që ta marrim vesh, nuk e di nëse ke ndonjë gjë konkrete të të shpjegoj, por rrobat zonjë laji si ta mendosh ti ne do të ofrojmë energji elektrike siç e kemi detyrën. Ne do vazhdojmë të ruajmë qytetarët për atë kv/orë që i duhen një familje për të kryer operime dhe më pas fashën 800 kë/orë do të paguajmë të gjithë më shumë ata që duan ta mbajnë derën e frigoriferit hapur apo ata që duan të lajmë rrobat me 90 gradë apo ata që duan të krehin flokët . Nuk ka rëndësi kjo. Ne këshillojmë, madje nuk është në dorën time t’i them njerëzve çfarë të bëjnë, janë fushata sensibilizuese, e mohon dot faktin që të njëjtat fushata ndodhi në Gjermani, jo fushata po vendimmarrje. Në Zvicër futesh në burg për temperaturën e kondicionerit. Çfarë mohoni ju këtu faktin që ka krizë, që duhet kursyer? Kush nga ju këtu nuk është dakord që duhet kursyer, ky është një moment kritik, nuk hedhim dot shi nga qielli. Në Republikën e Shqipërisë energjia elektrike prodhohet përmes hidrocentraleve, nëse kemi shi kemi prodhim vendas, nëse nuk ka shi e blejmë në import, çmimet e importet nuk i vendosim ne. Për çfarë nuk biem dakord për çfarë na akuzoni? Del aty dhe akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë se paska thënë lani rrobat, jo nuk e kam thënë dhe ti herë tjetër para se të akuzosh kontrollo nëse e kam thënë apo jo. Po kam shpërndarë dhe bën mirë ta shpërndash edhe ti një fushatë sensibilizimi dhe për qytetarët. Është mirët mbyllim atë derën e frigoriferit, nuk e di kush u ofendua dje se thash unë mos e lini frigoriferin hapur. Mos e lini hapur frigoriferin se harxhon më shumë energji”, tha ajo.

Të Fundit