Charles III shpallet zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Charles III po shpallet zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar në ceremoninë e Këshillit të Aderimit, e cila po zhvillohet aktualisht në Pallatin St. James të Londrës.

Deklarata e Richard Tilbrook, nëpunës i Këshillit, u pasua nga thirrja e audiencës “Zoti ruaj Mbretin”.

Princi William dhe Mbretëresha bashkëshkorte Camilla nënshkruan deklaratën teksa Këshilli i Aderimit ka shpallur Charles Mbret.

Princi William tashmë nuk është më Duka i Kembrixhit, por Duka i Uellsit. Bashkëshortja e tij, Dukesha Kate e Kembrixhit, merr gjithashtu titullin Dukesha e Uellsit.

William ishte i pari që nënshkroi shpalljen, i ndjekur nga Camilla.

Ceremonia po transmetohet në televizion për herë të parë në histori.

Të Fundit