E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

“Alo kemi një ofertë dyshekësh për ju…”, si e pësoi kompania pasi shqetësoi në telefon qytetarin

Telefonatat që kanë qëllime marketingu duke iu bërë oferta klientëve duket se kanë futur në telashe një kompani ndaj të cilës Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave ka vendosur të marrë masa administrative si dhe të ndalojë praktikën e përpunimit të të dhënave.

Pavarësisht përpjekjeve të bëra viteve të fundit për të ndalur “vrullin” e kompanive që preferojnë të ndjekin këtë model marketimi të produkteve të tyre, kjo formë mbetet një nga më të përdorurat duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm. Pak vite më parë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Komsioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personave u angazhuan për ta ndalur këtë si fenomen e vetmja “mundësi” që u mbeti në dorë ishte dënimi me masa administrative.

Pikërisht këtë ka bërë Komisioneri pas një ankimimi që ka marrë nga një qytetar në Tiranë i cili është ankuar për telefonatat e bëra nga një kompani që tregton pajisje shtëpiake.

Në këtë kuadër, me qëllim verifikimin e pretendimeve te ankuesit, nga hetimi administrativ rezultoi se, numri +355442…, i referuar nga ankuesi, është numër në përdorim të kontrolluesit, nëpërmjet të cilit është realizuar marketing i drejtpërdrejtë, në mënyrë të paligjshme. Në lidhje me bazën e të dhënave që përdoret nga kontrolluesi me qëllim marketingu, u konstatua se nuk ka një sistem të mirëfilltë të dhënash por, sipas deklarimeve të tij, përdoren numra të publikuar në motorin e kërkimit “Google”, për reklamim produktesh.

Kontrolluesi kryen marketing të drejtpërdrejtë, nëpërmjet numrave të telefonit sipas mënyrës se sipërcituar, por, për këtë qëllim nuk aplikon/provon marrjen e pëlqimit për të kontaktuar subjektet e të dhënave, duke vepruar në kundërshtim me gërmen “a” të pikës 1 të nenit 6 të Ligjit” parashtrohet në vendimin e Komsionerit.

Zyra e Komisionerit vlerëson se, përpunimi i të dhënave personale të subjekteve të të dhënave, të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin paraprak dhe të shkruar për përpunimin e të dhënave të tyre për qëllime marketingu, pavarësisht mënyrës së gjenerimit të të dhënave është në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë të sanksionuar në kuadrin ligjor.

Për të qenë në rregull me klientin që telefonojnë kompanitë duhet të kenë të shkuar pëlqimin apo rënien dakord nga tjetër në mënyrë që kjo të mos përbëjë shkelje. Numri i ankimimeve pranë Komsionerit për rastet e përpunimit të të dhënave në mënyrë të paautorizuar janë rritur vit pas viti dhe kjo lidhet më shumë me ndërgjegjësimin. Institucioni administroi 1354 ankesa nga qytetarët, një rritje prej mbi 30% në raport me vitin 2020 dhe në këtë numër bëjnë pjesë edhe ato për rastet e telefonatave./Monitor

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑