E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

Aksidenti me dy të vdekur në Tiranë, Erion Braçe: I dehur në 3 të mëngjesit, mejhanet hapur, në ndalim të orës policore!!!

Deputeti socialist Erion Braçe kritikon Policinë e Tiranës për aksidentin tragjik të ndodhur në orën 03.20 të mëngjesit të sotëm, ku humbën jetën Luan Cenollari dhe Ali Bejo, ndërsa shoferi që e shkaktoi, Emirjan Doko, ndodhet në spital.

Sipas Braçes, edhe pse ora policore e ndalonte qarkullimin disa orë më herët, edhe pse lokalet duhet të ishin të mbyllura disa orë më herët, Emirjan Doko ishte i dehur, u fut me semafor të kuq dhe shkaktoi vdekjen e dy personave të tjerë.

“Atehere: Kjo eshte vrasje e qellimte e dy shtetasve! Ne ane tjeter; kaq shume shkelje ligji, po Policia ku eshte ne mes te Tiranes?!”, shkruan Braçe.

Statusi i plotë i deputetit të PS:

Per qartesi;

1. Ne qarkullim ne ore 3.20 te mengjesit, pra nen ndalimin e ores policore;

2. I dehur, pra i sapo cuar nga ndonje mejhane e hapur edhe pse nen ndalimin e ores policore;

3. Me shpejtesi, pra i ndaluar ne cdo ore te dites, ne oren policore i ndaluar fare fare;

4. Vijon rrugen me semafor te kuq, pra i ndakuar ta bej ne cdo ore te dites, ne oren policore nuk duhet te levizte fare fare;

Atehere:

KJO ESHTE VRASJE E QELLIMTE E DY SHTETASVE!

Ne ane tjeter;

KAQ SHUME SHKELJE LIGJI, PO POLICIA KU ESHTE NE MES TE TIRANES?!

E fundit;

NUK LUFTOHET PANDEMIA ME GJASME, HEM SI SEMUNDJE INFEKTIVE, HEM SI PANDEMI E PALIGJSHMERISE, HEM SI PANDEMI E VRASJEVE NE RRUGE!

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑