E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në…
KLIPET

Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre

Alma Mita është kthyer nga Amerika në Berat, për t’u marrë me disa çështje pronësie, por përfundoi duke mbetur pa strehë. Prej kohësh ajo dhe familjarët e saj jetojnë në një apartament me kontratë qiraje me Bashkinë e Beratit, e cila, sipas denoncueses, përfundon në shkurt 2027. Por tani bashkia kërkon t’i nxjerrë nga banesa, me pretendimin, se familja ka dëmtuar apartamentin.Alma i kundërshton këto akuza dhe thotë, se dëmtimet kanë qenë aty, që kur kanë hyrë në banesë. Madje, familja disponon edhe fotografi të bëra ditën e hyrjes, si prova, se apartamenti është marrë në atë gjendje.Përballja me punonjësit e bashkisë shoqërohet me akuza të tjera nga familjarët, ndërsa drejtori i Strehimit largohet me vrap e fshihet, duke shmangur përgjigjet. As kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca, nuk pranon të japë shpjegime për gazetarin, por e nxjerr atë nga zyra duke i kërkuar t’i drejtohet stafit.Ndërkohë, pas prishjes së kontratës, familjes i është ndërprerë edhe furnizimi me ujë, ndërsa drejtori i Ujësjellësit, Pelivan Siva, deklaron, se veprimi është bërë me kërkesë të bashkisë. Kjo, megjithëse sipas kontratës qiranë e paguan bashkia, ndërsa familja ka detyrim vetëm faturat e ujit dhe energjisë, për të cilat pretendon. se ka kryer pagesat rregullisht.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑